Ëngjëlli që i pret duart hebreut Jefonia, se prek trupin e virgjëreshës: Ikona e rrallë në Trebickë të Korçës

Ëngjëlli që i pret duart hebreut Jefonia, se prek trupin e virgjëreshës: Ikona e rrallë në Trebickë të Korçës

14:43, 22/04/2021
A+ Aa A-

“Fjetja e Shën Marisë” është një ikonë mjaft interesante e pikturuar për kishën e Shën Triadhës në fshatin Trebickë në Korçë. Ikona është realizuar në fillim të shekullit të XVII.

Gjithë sipërfaqja e ikonës dominohet prej figurave, apostuj, hierarkë, shenjtorë e ëngjëj që qëndrojnë rreth Virgjëreshës.

Në plan të pare paraqitet Virgjëresha e shtrirë në shtratin mortor dhe mbi të përkulet Johani.

Në të djathtë dhe në të majtë të saj qëndrojnë Pjetri dhe Pavli.

Krishti paraqitet sipër në lavdi i rrethuar nga ëngjëj me qirinj dhe mban në krah shpirtin e Virgjëreshës veshur në të bardha.

Në pjesën e poshtme shpaloset një skenë violente. Ëngjëlli i pret duart me shpatë hebreut Jefonia i cili kërkon të prekë trupin e virgjëreshës.

Kompozimi mbizotërohet nga tonet e ngrohta. Fytyrat e dëshpëruara janë pikturuar me finesë dhe draperitë e veshjeve janë organizuar me kujdes.


Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco