Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

100 vjet më parë u çelën punimet e Parlamentit të Parë Shqiptar

100 vjet më parë u çelën punimet e Parlamentit të Parë Shqiptar

10:52, 21/04/2021
A+ Aa A-

100 vjet më parë u çelën punimet e Parlamentit të Parë Shqiptar. Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, Parlamentit të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli, njofton Arkivi Qendror i Shtetit. 

21 prilli i një shekulli shkuar ishte ditë e enjte dhe në mbledhjen që nisi në orën 10:00 para drake, morën pjesë 56 deputetë që formonin shumicën e deputetëve të ardhur!

Pëveç një numri të madh dokumentesh më rëndësi të posaçme për historinë e vendit që lidhen me këtë proces zgjedhor dhe gjithçka rrjedhoi prej tij, në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror mund të gjeni këtë botim me fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri.

Godina në të cilën u mblodh parlamenti, në vitet 1928-1939 u bë “Pallati Mbretëror” dhe sot është selia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco