Jul Variboba

Jul Variboba

11:02, 16/04/2021
A+ Aa A-

Jul Variboba: 1724 - 1788.

Jul Variboba ka lindur në katundin Mbuzat të Kozencës në Kalabri. Mësimet e para i mori në kolegjin e San Benedetos në Ulano. Në vijim ka shërbyer disa kohë si prift në fshatin e vet të lindjes.

Në Romë kaloi vitet e tjera të jetës, ku më 1762 botoi vëllimin poetik “Gjella (jeta) e Shën Mërisë Virgjër”, poemë e gjatë në dy pjesë bashkë me një tufë vjershash. Subjekti fetar i kësaj vepre është larguar mjaft nga tradita krishtere e paraqitjes së figurave biblike, të cilat J.Variboba i ka përshkruar si njërëz të zakonshëm në mjedise vallesh e vajesh të ngjashme me ato të poezisë popullore arbëreshe.

Libri fillon me një letër më anën e së cilës poeti i drejtohet Shën Mërisë, për t’i treguar përse ka ndërmarë botimin.

Vepra “Gjella e Shën Mërisë Virgjër” përbëhet prej dy poemash: e para tiullohet “Gjella e Shën Mërisë” dhe e dyta “Gjella e Shën Bambinit”. Ndërsa në pjesën tjetër të librit autori ka përmbledhur disa vjersha shpirtërore.

Variboba është përfaqësuesi kryesor i letërsisë së vjetër arbëreshe që lëvroi temën fetare për qëllime kishtare dhe mësimore.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco