FOTO/ 82-vjetori i pushtimit italian të Shqipërisë

FOTO/ 82-vjetori i pushtimit italian të Shqipërisë

09:20, 07/04/2021
A+ Aa A-

82-vjet më parë, në të premten e 7 prillit 1939, Shqipëria u sulmua në mënyrën më të pabesë nga Italia fashiste.

Trupat italiane komandoheshin nga gjenerali Alfredo Guzzoni, i cili kishte të gatshme një ushtri prej 40 mijë vetash dhe armatime të shumta.

Mëngjesi i 7 prillit të vitit 1939, shënoi aktin e sulmit ushtarak të Italisë kundër Shqipërisë.

Luftime të përgjakshme u regjistruan në Durrës, por edhe në Shëngjin, Vlorë e Sarandë. Në Durrës trupat italiane u pritën me zjarr nga Mujo Ulqinaku, kapter i marinës dhe nga major Abaz Kupi. Pas disa orësh rezistence e luftimi, qyteti i Durrësit u pushtua.

Shqipëria, si gjithë vendet e tjera, do kalonte nga kalvari i Luftës Botërore, por kundërshtimi i pushtimit që në ditët e para do ta radhiste në Aleancën e Madhe Antifashiste, dhe kjo gjë mbetet një nga vlerat më të pamohueshme në historinë tonë moderne.

Fotografitë që ruhen në fondin e AQSH-së dëshmojnë zbarkimin e trupave italiane në Durrës 82 vite më parë.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco