Ikona e Çetirit e shekullit XVIII në kishën e Fierit: 'Virgjëresha në fron dhe Pema e Jeseut'

Ikona e Çetirit e shekullit XVIII në kishën e Fierit: 'Virgjëresha në fron dhe Pema e Jeseut'

14:21, 26/02/2021
A+ Aa A-

"Virgjëresha në Fron dhe Pema e Jeseut. "Kjo ikonë ka zbukuruar ambientet e kishës së Shën Gjergjit në Fier dhe është pikturuar nga mjeshtri i ikonografisë së shekullit të XVIII-të, Johan Çetiri.

Në qëndër të ikonës e ulur në një fron madhështor të artë paraqitet Shën Mëria duke mbajtur në preher Krishtin fëmijë. Krishti është duke mbajtur sferën e botës në njërën dorë në ngjyrën blu dhe me dorën tjetër bekon, shpjegon Muzeu i Artit Mesjetar.

Në këmbët e Virgjëreshës paraqitet Jeseu i shtrirë dhe nga barku i tij burojnë degët e pemës të cilat zhvillohen në të dyja anët e fronit të Virgjëreshës.

Degët krijojnë medalionet në të cilat janë pikturuar dymbëdhjetë profetët, gjashtë prej tyre në secilën anë.

Në pjesën e sipërme të ikonës prej reve burojnë dy kryeengjëjt të cilët mbajnë një fjongo me shkrimin e shenjtë. Ikona tregon një nivel të lartë artistik të realizuar nga Johan Çetiri, i cili i ka dhënë një vëmëndje të madhe dekorit. Në ikonë ndihet influenca që piktori ka patur nga ikona e Tërpo Zografit, me të njëjtin kompozim, të realizuar më 1797.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco