Ndahet nga jeta 'Artisti i Popullit', Andon Qesari

Ndahet nga jeta 'Artisti i Popullit', Andon Qesari

12:00, 13/02/2021
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 78 vjeçare aktori i shquar shqiptar Andon Qesari pas një sëmundje të rëndë.

Artisti i Popullit Andon Qesari ka lindur më 27 qershor të vitit 1942 në fshatin Qeparo të Vlorës.

Pasi diplomohet në Institutin “Aleksandër Moisiu” (sot Akademia e Arteve) për aktor në vitin 1966, fillon punën në Teatrin e Vlorës.

Në vitin 1972 emërohet pedagog në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

Në vitin 1975 fillon punën si aktor në Teatrin Popullor sot (Teatri Kombëtar) ku dhe emërohet përfundimisht aktor i tij në vitin 1977.

Ka interpretuar shumë role.

Roli i tij i parë do të jetë me premierën e dramës “Shënomëni dhe mua” e Hilmi Minarollit në 17 Tetor 1976 ku ai do të luante rolin e Besnikut, më tej do të vazhdonin rolet e tjera si : Aleksi tek “Doktori pacient” e Ruzhdi Pulahës, Qamil Beu tek “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut, Ksanthi tek “Dhelpra dhe rrushtë (Ezopi)” e Guilherme Figueiredo, Konti tek “Fernando Krafi më ka shkruar një letër” e Dorstit, Feni tek “Furnalta” e Ruzhdi Pulahës e shumë të tjerë.

Po kështu njihet dhe si regjisor edhe i shumë dramave si :
“8 Persona plus” e Ferdinand Radit e Dorstit, “Karnavalet e Korçës” e Dhimitër Pecanit, “Këmbanat e Muzgut” e Teodor Laços, “Në jetë” e Dhimitër Xhuvanit etj.

Nuk munguan as rolet e tij në kinematografi si p.sh: roli i Skënderit në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen” në vitin 1967, rolin e Bilalit, Komandantit të Shtabit partizan tek filmi “Ata ishin katër” në vitin 1977, doktor Kozmai në filmin “Tela për violinë” e shumë të tjerë. 
Për meritat e tij artistike Andon Qesari është nderuar me titullin e lartë "Artist i popullit'. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco