Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Konica: Italia do të bëjë me ne si Austria me Bosnjën dhe Hercegovinën, ndaj më mirë të rrimë turq se të bëhemi italianë

Konica: Italia do të bëjë me ne si Austria me Bosnjën dhe Hercegovinën, ndaj më mirë të rrimë turq se të bëhemi italianë

06:20, 08/02/2021
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

“La Patrie” ka botuar, të hënën e 8 korrikut 1901, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e Faik Konicës (Thrank Spirobeg) ndaj qëllimeve italiane asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Italia dhe Shqipëria

Intrigat u zbuluan. – Përgjigje nga patriotët shqiptarë.

(Shërbimi special i La Patrie) 

Vjenë, 7 korrik. – Trazira e nxitur në Shqipëri nga emisarët italianë për të krijuar një lëvizje opinioni në favor të aneksimit nga Italia ka marrë një goditje fatale. Nëse italianët ende imagjinojnë që shqiptarët kanë dëshira të zjarrta për t’u bërë nënshtetas të mbretit Viktor Emanuel, kjo është për vetëkënaqësinë e tyre.

Botimi i fundit i Albania-s, organi i komiteteve revolucionare shqiptare, i cili botohet në Bruksel, përmban një artikull të nënshkruar nga z. Thrank Spirobeg mbi çështjen e propagandës italiane në Shqipëri. Kujtojmë që Z. Spirobeg është udhëheqësi i njohur i Partisë Nacionaliste Shqiptare dhe se ai u internua nga qeveri osmane për pjesëmarrjen e tij aktive në një fushatë trazirash që synonte ta bënte Shqipërinë të pavarur nga Turqia.

Z. Spirobeg nuk heziton t’i vë flakën barutit. Ai deklaron kategorikisht se përkëdheljet italiane janë të dyshimta për nacionalistët shqiptarë.

“Italia, vazhdon ai, i ka dhënë vetes misionin pak a shumë të mprehtë të provokimit të konflikteve të armatosura në Ballkan dhe të përfitimit nga çrregullimi që një luftë do të shkaktonte për të aneksuar Shqipërinë ose për ta nënshtruar atë në protektoratin e saj.

Shqiptarët nuk janë më shumë një racë latine sesa japonezët; ata nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin italian, as gjuhën, as traditat, as fatet. 

Nëse ne kërkojmë autonominë tonë, është pikërisht për të forcuar dhe zhvilluar një kombësi të pavarur. Por ne do të kundërshtojmë me forcë planet e Italisë, e cila dëshiron të bëjë me Shqipërinë atë që bëri Austria me Bosnjën dhe Hercegovinën. Më mirë të qëndrojmë turq sesa të bëhemi italianë!”

Nëse kjo gjuhë e qartë nuk dëgjohet në Romë, kjo është për shkak se ministrat italianë kanë një vesh të shurdhuar!/(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar11/02/2021 09:39

PErsonit Zaho me lart per komentin e tij,edhe pse nuk kam zakon te komentoj komente dua ti them qe Islami ka shume lidhje se cdo fe tjeter me Intelektualizmin, le leximin me diturine, mesinin dijen dhe urtesine kjo eshte e shprehur shume qarte ne Kuran, ne disa vargje te tije, vete vargu i pare qe i eshte shprehur profetit eshte (( Lexo, Lexo ne emer te Zotit tend, ci cili krijoi gjithcka, Krijoi Njriun nga nga nje drocke( pike gjaku) etj,( Kurani Famelarte,kaptina El Alak) te cilen ia rekomadoj ta lexoje cdokush. por ka shume njerez dhe kundershtare qe islamin e paraqesin sikur kundershton dijen shkencen etj qe aspak nuk eshte e vertet biles i Islami inkurajon qe njeriu kerkoje sepse percdo gje ka zgjidhje ne kete bote pervec vdekjes e cila eshte hak ( vendim) per te gjithe sipas caktimit te Zotit. Nuk jam as pro Erdoanist As pro Gulenist por pro zhvillimit dhe prosperitetit, Faleminderit

zaho09/02/2021 20:21

lere Konicen, se eshte mesuesi i doçit , nuk jemi as italiane e as turq siç do deshironit? POR SHQIPETAR!! Hbitem sa nge te vjen kjo dashri per boten musulmane! Te jete per inat te dulles e ppshurres qe hoqi fene, gje qe shume gomere shqiptare e kane bere,si per inat te tije? ..nje "intelktual" si ti nuk duhet te gabohet! te vetequajtur intelekutuale une ( qe jam askushi , por qe jam shqiptar dhe evropian) nuk i quaj te tille: Pse do thote dikush! Sepse bota intelktuale nuk ka asnje lidhje me fene islame ( vete feja islame nuk e pranon intelektualizmin) Pra njerez pseudo intelektuale si Kapexhiu ( ky i fundit shprehet hapur, dhe njekohesisht hiqet si liberal ( per kete u internua nga diktatura e endhjerit) dhe eshte indirekt pro derrdogan ! Shkurt Eshte e habiteshme dhe shqetesuese njekohesjisht se edhe persona qe perfaqesojne mediat dhe lirine e fjales,e civilizimin, te jene njekohesisht kunder tyre e fshehtas? ,Kapexhiyu doli hapur ne krah te Derrdoganit per memorien qe ky ngriti tek kisha e Shen Prokopit, (liqeni) per te memorizuar te vraret nga grushti i shtetit qe ai zagar, organizoi vete, per tu perligjur si diktator! Une dhe te gjithe ata shqiptare qe jane shmica, nuk arrijme te kuptojme animin e ndonje gjoja intelektuali drejt botes arabo musulmane kur ne si popull njemi nga te paret popuj europiane? Nuk e dijne keta menjendritur se ne kemi qene per nje mije e gjashte qind , shteqind vjet para; te krishtere,??? Per mua kjo kategori jo vetem qe nuk jane shqiptare por kane nje tru te atrofizuar! Peveç se keq ,asnje te mire nuk ka shoqeria dhe vendi nga keta lloj inteletktualesh, edhe pse bejne ndinje shkrim per te qene dhe ndonje karikature e na bejne per te qeshur..... idhnisht, do thoijshin geget!

Shto koment

Denonco