Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Në janar 1920, vendimi për emetimin e kartëmonedhave shqiptare

Në janar 1920, vendimi për emetimin e kartëmonedhave shqiptare

10:39, 21/01/2021
A+ Aa A-

Më 21 janar 1920, Kongresi i Lushnjes sanksionoi përfundimisht formimin e shtetit shqiptar, i cili ndër të tjera, bëri përpjekje për t'i dhënë një zgjidhje të përkohshme mungesës së prerjeve të vogla monetare, që kishte tregu shqiptar.

Me vendimin e qeverisë në janar të vitit 1921, prefekturat e vendit u autorizuan të nxirrnin kartëmonedha lokale me vlerë të vogël në një shumë deri në 80 mijë franga ar dhe në prerje të ndryshme. E para, që vuri në zbatim këtë vendim ishte Bashkia e Shkodrës, Përlimtarja.

Qytetet e tjera që emetuan kartëmonedha lokale qenë Berati, Vlora, Korça, Fieri, Gjirokastra dhe Elbasani. Më poshtë paraqiten disa prej kartëmonedhave që emetuan këto prefektura.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco