Ndahet nga jeta piktori Mustafa Arapi, vajza e tij prek me postimin e saj

Ndahet nga jeta piktori Mustafa Arapi, vajza e tij prek me postimin e saj

08:13, 21/01/2021
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare piktori Mustafa Arapi. 70 vjeçari i infektuar me Covid ka ndërruar jetë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku ndodhej i shtruar prej ditësh. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vajza e tij Dorina e Arapi, përmes një postimi në Facebook.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta.

Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.

Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!

Të duam përjetësisht!”, shkruan vajza.

Ndërkohë vetëm disa ditë më parë ajo zbuloi se babai i saj ishte shtruar tek spitali COVID-2 dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kushtonin vëmendje atij, si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.

Arapi i lindur dhe i rritur në Tiranë u diplomua në Unversitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e pikturës në vitin 1979. Pas studimeve ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Për disa vite ka qenë pedagog në Akademi të Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve të në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco