Botuesja Arlinda Dudaj flet për lexueshmërinë e librave gjatë vitit pandemik dhe jep sugjerimet e saj për vitin 2021

Botuesja Arlinda Dudaj flet për lexueshmërinë e librave gjatë vitit pandemik dhe jep sugjerimet e saj për vitin 2021

11:40, 20/01/2021
A+ Aa A-

Gjatë pandemisë, shumë fusha të artit pësuan një kolaps bllokimi për shkak të masave izoluese, për mbrojtjen ndaj Covid-19.

Mirëpo, duket se e njëjta gjë nuk ka ndodhur me librat, me botimin, blerjen dhe leximin e tyre. Gjatë karantinës, duket se njerëzit gjetën kohë për të shfletuar libra të rinj, apo qoftë dhe ato që mbanin në shtëpi prej kohësh.

Mëngjesin e sotëm, në emsionin ‘Kafe Shqeto’Syri Tv, në një lidhje me Skype, ishte e ftuar botuesja Arlinda Dudaj, teksa foli për këtë fakt.

Arlinda pohoi se është ndjerë një rritje e lexueshmërisë këtë vit pandemik, dhe se uron që kjo gjë të vazhdojë më gjatë.

E pyetur nga Flavio për brezin e ri, i cili shpesh bën përzgjedhjen e librave me qëllimin e vetëm, reklamimin në Instagram, Arlinda u shpreh:

“Eshtë e vërtetë por dhe fakti që njerëzve një libër ju duket interesant dhe arrijnë ta reklamojnë në Instagram është një lajm i mirë.”

Teksa ju rikthye vitit 2020, dhe tregut të librave gjatë kësaj kohe, Arlinda shtoi:

“Në fakt unë mendoj se tek librat sasia e shitjes ka ndryshim nga mallrat e tjerë pasi është brendia ai që i bën të shitur librat, fakti se sa është i njohur autori, sa ka pasur prezantim botëror, etj.

Një nga librat më të shitur këtë vit, ka qenë libri i Michele Obama ‘Të bëhesh’, është një libër që ka pasur shumë lexueshmëri.”

Image

Gjithashtu, ajo prezantoi një best seller nga Brunila Zllami ‘Fluturimi i fundit’, më saktë, libri i fundit nga autorja mjaft e njohur.

E pyetur nga Flavio në lidhje me një barazi gjinore në botime, e cila po vihet re çdo ditë e më shumë, Arlinda pohoi:

“Në fakt është e vërtetë, që pas rënies së komunizimit nisën të shkruanin dhe gratë, natyrisht që balancimi gjinor është mbarë botëror, aktualisht.”

Botuesja Arlinda Dudaj, gjithashtu dha edhe ‘Top 3’ e librave të sugjeruar për vitin 2021, dhe sipas saj, ato janë:

’Fate dhe shtrëngata’ nga Lauren Groff’

‘Përtej dimrit’, Isabel Allende

‘Burri që vëzhgonte gratë’ Hjorth dhe Rosenfeldt

Image

Flavio: Kemi parë në rrjete sociale, një rritje të trendit të çuditshëm, nga njëra anë janë librat konspirativë dhe nga ana tjetër janë librat e biznesit. A është ndjerë në treg kjo gjë?

Arlinda: Është ndjerë, nuk është shaka. Me sa duket njerëzit ndikohen nga personazhet, por e rëndësishme është të mos teprohet.

Pasi, suksesi në jetë nuk arrihet vëtëm duke lexuar ‘si të...’, duhet të punosh me veten mbi të gjitha, në fakt këtë nuk e kam vetëm me librat por dhe me formatet në televizione, që tregojnë si të gjesh një burrë me lekë dhe të mos e vrasësh mëndjen të zhvillosh veten tënde.

Në fund, botuesja e mbylli me një mesazh të fortë, dedikuar (sidomos) nënave që kanë vajza:

“Të përpiqemi që vajzave t’ju themi të mësojnë, të bëhen të ditura, dhe të kenë një gjë që do ta kenë për gjithë jetën.”/ R.Dogjani

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco