Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Diplomati Bashkim Zeneli flet për librin e tij 'Berlin 1945-Maji i fitores': Një këndvështrim gjeopolitik me disa mesazhe...

Diplomati Bashkim Zeneli flet për librin e tij 'Berlin 1945-Maji i fitores': Një këndvështrim gjeopolitik me disa mesazhe...

11:35, 19/01/2021
A+ Aa A-

Diplomati Bashkim Zeneli, foli ditën e sotme në një special për Syri Tv,  për librin e tij më të ri “Berlin 1945 – Maji i fitores”.

Në këtë libër historik, kushtuar 16 ditëve të ofensivës së madhe për marrjen e Berlinit, diplomati Zeneli zbulon mes rreshtave shumë të pathëna, për ditët e fundit të diktatorit Hitleri, i cili qëndroi i fshehur për 105 ditë në bunker dhe më pas vrau veten.

"Librin e kam shkruar në një periudhë të shkurtër kohore, në periudhën e pandemisë, nuk kam pasur synimin të mar përsiëpër të shkruaj një libër të tillë, nuk jam historian dhe nuk bëj detyrën e historianit, por ky është një këndvështrim gjeopolitik, me disa mesazhe padyshim. Unë e nisa këtë libër nga ato që kisha lexuar por duke ju referuar dhe librave më të fundit, pasi kohët e fundnit është folur dhe është shkruar shumë rreth kësaj teme, unë mora një spunto, e fillova për pak gjë, por duke u futur çdo ditë e më shumë në lexime dhe studime, u futa pastaj në librarinë dhe bibliotekën e qytetit ku isha dhe mendova se ja vlente të shkruaja diçka për ditët e fundit të Hitlerit".

I pyetur nga gazetarja e Syri Tv, nëse ai mban qëndrime mbi këto ngjarje apo gjithçka ngelet në stadin e dokumentimit të tyre, autori u shpreh:

"Më shumë është dokumentimi, por dhe dokumentimi ka një synim që duhet të dalin vlerat, jo vetëm historike, por vlera që duhen njohur të kësaj historie, në radhë të parë të fitores mbi antifazhizmin."

Sipas Zenelit, në libër janë edhe dëshmitë e dy sekretarëve më të afërt të Hitlerit, i cili në bunker ishte në krizë të thellë nervore e psikologjike, madje mbahej nga mjekët edhe me drogëra./ R. Dogjani

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco