Teatri Migjeni refuzoi nominimin për Çmimet Kult, flet presidenti i eventit: Ka një keqkuptim ose një mungesë informacioni

Teatri Migjeni refuzoi nominimin për Çmimet Kult, flet presidenti i eventit: Ka një keqkuptim ose një mungesë informacioni

11:49, 14/01/2021
A+ Aa A-

Ylli Sula, presidenti dhe organizatori i eventit “Çmimet Kult” teksa ishte i ftuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, foli për ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve kulturore në vend.

Ndër të tjera, ai u pyet nga gazetari Flavio Qarri mbi situatën në lidhje me Teatrin Migjeni, drejtoresha e të cilit, Rita Gjeka, ka refuzuar nominimin, me pretendimin se asnjë nga juria nuk ka parë kurrë asnjë shfaqje të tij, dhe nuk është e aftë për gjykim.

Jeni pajtuar me zonjën Rita Gjeka?, e pyeti moderatori Flavio Qarri.

“Kemi bërë një këmbim arsyetimesh. Unë mëndoj se drejtoresha e Migjenit ka një keqkuptim ose një mosnjohje të aktivitetit , të mënyrës se si funksionon Akademia Kult, gjithsesi unë jam përpjekur të ofroj atë informacionin, pse në këtë rast është një gjykim i nxituar, i cili sipas meje vjen si pasojë e mungesës së informacionit."

Ndërsa, teksa u pyet nga moderatori se sa do t'i mungojë tapeti i kuq këtë vit, z. Sula u përgjigj:

"Në radhë të parë do t’i mungojë komunitetit të artit dhe kulturës, sepse kjo është e vetmja mbrëmje më gjithëpërfshirëse, për këtë komunitet të artit dhe të kulturës, sepse ne kemi dhe çmime të tjera, por ato janë të profilizuar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco