Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Në pritje të Çmimeve Kult/ Flet presidenti i eventit: Ndarja e çmimeve do të mbahet online

Në pritje të Çmimeve Kult/ Flet presidenti i eventit: Ndarja e çmimeve do të mbahet online

11:15, 14/01/2021
A+ Aa A-

Ndarja e Çmimeve Kult është pezulluar në vitin 2020, si shkak i situatës pandemike dhe kjo ishte një mungesë mjaft e madhe për artin dhe kulturën, por duket se pritja mori fund dhe ky organizim do të vijë këtë fillim viti.

Presidenti dhe organizatori i këtij eventi, Ylli Sula, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv,  ku tregoi, ndër të tjera, se si do të zhvillohet ceremonia e Çmimeve Kult, në këtë kohë të vështirë pandemie.

“Do të ishin organizuar si çdo vit tjetër nëse nuk do kishim këtë pamundësinë për tu mbledhur si shkak i pandemisë sepse gjithë pjesa tjetër e aktivitetit është zhvilluar normalisht, që do të thotë se ne kemi bërë atë punën tonë të përvitshme që deri në fund të vitit 2019 janë plotësuar të gjitha listat e plota artistike të prurjeve kulturore në ato fusha të artit dhe kulturës që Akademia kult mbulon dhe këto janë konfirmuar në pjesën e parë të vitit.”

Ishim gati për pjesën e dytë të vitit që të organizonim eventin siç kemi bërë gjithë këto vitet e fundit, mes muajit Tetor-Nëntor, por përsëri shpresat tona, nuk u realizuan, pasi ndodhemi në situatë të vështirë për shkak të dallgës së dytë të koronavirusit."

Pjesë nga intervista:

Flavio: Kur është data zyrtare për ndarjen e Çmimeve Kult?

Ylli Sula: Nuk do të ketë event, ne kemi deklaruar se do të bëhet një shpallje online e fituesve ashtu sic janë shpalluar online të nominuarit, në 11 fusha të artit dhe kulturës dhe juria ka mbylluar procesin e votimit dhe fituesit do te shpallen për dy-tre ditët e ardhsme.

Flavio: Cili është 'feedback-u' që ju keni këtë vit nga artistët?

Ylli Sula: Këto janë prej 16 vitesh të vetmet Çmime Kulturore në vend kaq gjithpërfshirëse, ka një pritje interesante të gjithë artistëve të cilët e kanë përjetuar gjatë këtyre viteve se çfarë do të thotë kur mbyllet cikli i veprimtarisë , i interpretimit tënd kur ulet perdja e shfaqjes, ose pasi libri ka dalë në botim.

Ky lloj formati bën të mundur që ai cikël të mos mbyllet aty, me uljen e perdes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco