Priscilla Presley: Gëzuar ditëlindjen Elvis! Thuajse mund ta dëgjoj të qeshurën tënde sot...

Priscilla Presley: Gëzuar ditëlindjen Elvis! Thuajse mund ta dëgjoj të qeshurën tënde sot...

07:36, 09/01/2021
A+ Aa A-

Priscilla Presley , bashkëshortja e mbretit të rokut Elvis Presli, e ka përkujtuar njeriun e zemrës së saj me një emocion të veçantë vitin 2021, pasi vetëm një javë më pas Elvisi festonte ditëlindjen. Dhe këtë vit ai do të ishte 86 vjeç, sikur të ishte gjallë!

Priscilla Presley tregon me një emocion të rralë dhe dhembshuri se si do ta festonte ai ditëlindjen e vet këtë vit, një përshkrim me sytë e saj për njeriun që e njohu aq thellë.

"Është e vështirë të besosh se Elvisi do të ishte 86 vjeç më 8 janar, - shprehet Priscilla. -  Unë e mendoj përsëri dhe pyes veten ... nëse ai do të ishte këtu sot, si do ta festonte vitin 2021. Nuk është me të vërtetë e vështirë pasi Elvis ishte disi ... një krijesë zakonesh. Besoj se ai do të festonte saktësisht në të njëjtën mënyrë. Duke mbledhur një numër të vogël vogël të miqve të tij, të familjes në Graceland.

Unë thuajse mund ta dëgjoj të qeshurën e tij, e shoh duke bërë shaka rreth e rrotull dhe e di se ai do të qëndronte zgjuar deri në orët e para të mëngjesit ... për të përfunduar tek pianoja duke kënduar këngë ungjilli. Elvisi, i përhumbur në ato vargje, sikur askush të mos ishte pranë.

Pastaj ndërsa kënga mbaron dhe me një buzëqeshje të lehtë, kthehet te mysafirët e tij dhe tund kokën me kënaqësi ndërsa të gjithë duartrokasin për më shumë akoma.

Këto janë momentet më të çmuara të ngulitura në mendjen time. Elvis nuk ndihej aq rehat dhe ishte pak i ndrojtur për të marrë  dhurata. Prania juaj ishte e mjaftueshme.

Gëzuar ditëlindjen, Elvis!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco