Historia e kanibalit të Tiranës Foto ilustruese

Historia e kanibalit të Tiranës

09:51, 21/12/2020
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Populaire” ka botuar, të premten e 16 shtatorit 1927, në ballinë, një shkrim rrëqethës mbi historinë e kanibalit të Tiranës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :  

Një mishpjekës shqiptar u furnizonte në trekëmbëshat

“Prej disa kohësh ishte vërejtur në Tiranë që pas varjeve, trupat e të dënuarve hiqeshin natën nga trekëmbëshi, nga duar misterioze dhe zhdukeshin.

Policia u vu në kërkim dhe kapi një burrë në orën 11:00 të mbrëmjes ndërsa po zhvarte një trup të pajetë dhe po e fuste në një thes.

Xhandarët pasi e ndoqën këtë individ, vunë re se ai ishte një mishpjekës nga Tirana që therte (priste) trupat dhe i punonte për të përgatitur pjata (meze) shumë të vlerësuara nga shoqëria e Tiranës.

Gruaja dhe dy vajzat e tij u burgosën me të.”/ (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco