Ekspozita 'Thyer', për t’i thënë mjaft dhunës/ Taulanda Jupi: Në Shqipëri gratë janë të pambrojtura

Ekspozita 'Thyer', për t’i thënë mjaft dhunës/ Taulanda Jupi: Në Shqipëri gratë janë të pambrojtura

13:18, 03/12/2020
A+ Aa A-

Fotografitë shpesh flasin më shumë se mijëra fjalë njëkohësisht.

‘Thyer’,  u titullua ekspozita e cila u hap në mjediset e galerisë FAB në Tiranë.

Me qëllimin sublim për të thyer heshtjen dhe për t’iu treguar vajzave dhe grave të dhunuara që ato nuk janë vetëm!

Nën realizimin e prof.asc. Taulanda Jupi, ‘Thyer’ u prezantua nga posteri në të cilin shkruhej:

Jeta e tyre u thye, shpirti i tyre u thye, ëndrrat e tyre u thyen".

Ato ishin nëna, motra, gra dhe vajza të cilat padrejtësisht nuk jetojnë më, të cilat padrejtësisht u dhunuan, u masakruan dhe u vranë.

Si një requiem për humbjen e tyre vjen ekspozita “THYER”.

"Për të thyer heshtjen, për t’u treguar atyre nënave e motrave, grave dhe vajzave të cilat jetojnë sot nën tmerrin e dhunës, se nuk janë vetëm dhe frika e tyre duhet thyer. 

Kemi nevojë të jemi BASHKË, kundër të keqes që historia të mos përsëritet dhe vajzat tona nesër të mos përballen me të njëjtin realitet, ku arritja më e madhe është të mbetesh gjallë.

Jo! Kjo është beteja jonë, për tu krijuar atyre mundësinë të kenë ëndrra dëshira dhe aspirata që shkojnë përtej të drejtës për të jetuar”

Pedagoge në 'Universitetin e Arteve'  prof. asc. Taulanda Jupi zgjodhi këtë mënyrë për të reaguar për një nga fenomenet më shqetësuese aktualisht në vendin tonë.

Ekspozita, në të cilën janë të ndërthura mjaft mirë teatri dhe fotografia nuk vjen si një dokument i mirëfilltë real, por si një krijim i gjetur, i ngritur mbi skena teatrale.

Portrete të vajzave të përlotura , klithma të frikës dhe sy që thërrasin për ndihmë, erdhën nga gratë dhe vajzat që kanë rënë pre e dhunës,  si një ngacmim për të gjithë ne, 

“E nesërmja duhet të jetë ndryshe" ky është mesazhi që përcjell ekspozita  ‘Thyer’, e cila u hap ditën e djeshme për të qëndruar hapur deri më datë 7 të këtij muaji.

Kjo ekspozitë vjen e realizuar nga prof. asc. Taulanda Jupi dhe studentët e Universitetit të Arteve: Egli Tako, Elios Shuli, Sindi Mila, Erina Lazi, Xhoana Karaj, Orestia Stefani, kurator: Petraq Papa dhe fotot e realizuara me mbështetjen e fofografit Ergys Zhabjaku.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco