FOTO/ Ujëvara e Niagarës ngjyroset kuq e zi për 28 nëntor

FOTO/ Ujëvara e Niagarës ngjyroset kuq e zi për 28 nëntor

19:30, 29/11/2020
A+ Aa A-

Një ndër vendet më të vizituara në botë, Ujëvara e Niagarës mbrëmjen e 28 nëntorit u vesh me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar kuq e zi.

‘Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario’- thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kanada.

Gjatë këtij akti të bukur të pranishëm ishin edhe dy ambasadorët tanë në Kanada, ai i Shqipërisë Ermal Muça dhe ai i Kosovës Adriatik Kryeziu.

Image

Ata janë shprehur mirënjohës ndaj autoriteteve përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik që ata treguan në orët e vona të mbrëmjes së 28 nëntorit.

Është hera e parë që ky vend turistik e bën një gjest të tillë,  por pjesëmarrja në këtë ceremoni ka qenë e kufizuar  nga numri si pasojë e masave në fuqi në Ontario për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Gjithashtu kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa që gjendet në Dubai, u vesh pasditen e së shtunës me ngjyrat e flamurit kuqezi. Ky spektakël ngjyrash zgjati për rreth 2 minuta, ndërsa në sfond dëgjohej edhe himni kombëtar i Shqipërisë.

Image

Një moment ky që u shpërnda më pas edhe në faqen zyrtare të kullës Burj Khalifa në rrjetet sociale.

Një surprizë e ngjashme me rastin e festës së flamurit erdhi edhe nga Turqia, ku dy urat kryesore që lidhin dy brigjet e Bosforit në Stamboll u ndriçuan po ashtu kuq e zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco