Ndahet nga jeta Dr. Vangjel Andoni, ish-drejtori i Muzeut të Shkencave të Natyrës

Ndahet nga jeta Dr. Vangjel Andoni, ish-drejtori i Muzeut të Shkencave të Natyrës

08:17, 28/11/2020
A+ Aa A-

Ndahet nga jeta Dr. Vangjel Andoni, ish drejtuesi i Muzeut të Shkencave të Natyrës.

Profesor Vangjel Andoni ka përfunduar studimet e larta në degën Biologji-Kimi, në FSHN/UT në vitet 1959-1963.

Pas studimeve ka punuar fillimisht si mësues i Biologjisë dhe që nga viti 1968 deri sa doli në pension ka shërbyer si punonjës kërkimor-mësimor pranë MSHN, në katedrën e Zoologjisë, ku është marrë me studimin e entomofaunës, rendi Hymenoptera, duke botuar artikuj dhe libra në këtë fushë, mësimdhënie në lëndët e Zoologjisë Invertebrore.

Ka mbrojtur doktoraturën në taksonominë dhe rëndësinë ekonomike të Bletëve në Shqipëri, duke dhënë kontribut të çmuar në këtë fushë studimi.

Për disa vite ka shërbyer edhe si drejtues i MSHN. I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjarëve!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco