Montreal/ ‘Albanie: Le pays des aigles’, ekspozitë për festën e flamurit

Montreal/ ‘Albanie: Le pays des aigles’, ekspozitë për festën e flamurit

12:29, 27/11/2020
A+ Aa A-

Nga Blerina Ruka, Montreal-Kanada

Në nderim të ditës së Flamurit si dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkësia Shqiptare e Quebec në Montreal prezanton ekspozitën e titulluar ‘Albanie: Le pays des aigles’.

Ndryshe nga vitet e kaluara, festimet e nëntorit janë më të kufizuara për shkak të gjendjes së pandemisë globale edhe pse kjo nuk e ka zbehur dëshirën për të mbledhur bashkëkombasit në format të ri këtë herë.

Ekspozita do të mbahet pranë galeri ‘Ambigu’ dhe do të shfaqet midis datave 28 nëntor dhe 4 dhjetor 2020, ku do të përmbledhë vepra artistike dhe objekte historike nga krahina të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare.

Më anë të një lajmërimi dy ditë më parë, Bashkësia Shqiptare ftoi komunitetin për t’iu bashkuar nismës për prezantimin e suvenireve, veshjeve me karakter kombëtar apo çdo objekti me përmbajtje historike.

Ekspozita do të jetë e hapur më pas të dielën 11am-3pm, dhe nga e marta deri të premten 11am-3pm dhe 4pm-7pm.

Për të respektuar të gjitha rregullat sanitare, aktiviteti do të zhvillohet brenda rregullave të shëndetit publik të provincës së ‘Québec’ dhe protokollet do të respektohen maksimalisht.

Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në ambientet e brendshme, dhe distancimi social është shumë i rëndësishëm si brenda, po ashtu dhe jashtë galerisë.

Një rotacion i vazhdueshëm do të jetë i nevojshëm për mbarëvajtjen e aktivitetit, në mënyre që t'i jepet mundësi të gjithëve për ta parë ekspozitën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco