Sot bëhen 71 vite nga themelimi i Teatrit 'Migjeni', shuani kureshtjen si nisi

Sot bëhen 71 vite nga themelimi i Teatrit 'Migjeni', shuani kureshtjen si nisi

10:53, 24/11/2020
A+ Aa A-

Sot mbushen 71 vite nga themelimi i Teatri " Migjeni", " Nderi i Kombit"! 

Shuani kureshtjen se si nisi trupa e teatrit "Migjeni" 71 vjet më parë;

Trupa profesioniste e teatrit "Migjeni" u krijua me 24 Nëntor 1949, në zbatim të vendimit nr. 572 të Këshillit të Ministrave të asaj kohe.

Trupa përbëhej nga një regjisor ( Andre Skanjeti).

Tetë aktorë profesionist. (Çezarina Çiftja, Antonjeta Fishta, Vitore Nino, Adem Kastrati, Ndoc Deda, Ndrek Prela, Paulin Lacaj dhe Tef Krroqi).

Dymbëdhjetë aktorë amatorë.

(Tinka Kurti, Bahrije Mani, Fadile Mustafa, Zef Jubani, Lin Gjoni, Enrik Prendushi, Gjovalin Çarkashija, Halim Kali, Kolec Tarfuku, Çesk Vuksani, Muhamet Ulqinaku).

Një sufler. ( Palok Kurti)

Një skenograf ( Pjetër Deda)

Dy marangozë ( Lec Prendi, Kin Marashi)

Një rekuizitjer ( Ndoc Bazhdari.

Një robaqepës ( Ejll Gjushi)

Një llogaritar ( Zef Jubani).

Premiera e parë u shfaq, me 26 Maj 1950.

Gjatë 71 viteve, kjo trupë ka realizuar 220 premiera, me një mesatare prej 3.01 në vit. Nga këto 220 premiera ishin 133 drama, 64 komedi, 6 teatër poetik, 4 monodrama, 10 drama dhe 1 komedi për fëmijë.

Në 71 vite kanë interpretuar 92 aktorë profesionist ( nga ke këto 33 aktore femra), dhe 282 aktor amator.

Në 220 premierat kanë kontribuar 70 dramaturg shqiptar ( nga këto 1 grua).

43 regjisorë ( nga këto 5 regjisore)

45 skenografë ( nga këto 2 skenografe)

5 koreografë

9 kostumografë (nga këto 7 kostumografe). Ky numër është më i madh në realitet, por, para viteve 90 kostumet i kanë dizenjuar skenografët dhe nuk janë shenuar në posterat e shfaqjeve.

Këto statistika po paraqiten në sintezë, marrë nga studimi i realizuar nga arkivisti i teatrit dhe i mbeshtetur në dokumentat origjinal të arkives ekzistuese të teatrit "Migjeni".
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco