Xhaz! - Elina Duni interpreton sot në Kajro të Egjiptit

Xhaz! - Elina Duni interpreton sot në Kajro të Egjiptit

06:57, 20/11/2020
A+ Aa A-

Eshtë bërë e ditur se këngëtarja e njohur shqiptare, Elina Duni, do të interpretojë në Festivalin e Muzikës Jazz në Kajro të Egjiptit, transmeton albinfo.ch.

Elina, bashkë me dy bashkëpunëtorët e saj, do të ngjitet në skenën ku mbahet ky festival, teksa do t’u falë momente të bukura dashamirësve të muzikës Jazz.

Po ashtu, këngëtarja shqiptare së fundmi ka publikuar albumin e saj të ri “Lost Ships”, i cili iu dedikua të gjithë emigrantëve. Nga viti 1991 Elina jeton në Zvicër së bashku me mamanë e saj, shkrimtaren Besa Myftiu.

“Çfarë mrekullie! Këtë të enjte dhe të premte do të luajmë në Cairo Jazz Festival. Faleminderit Pro Helvetia Cairo-Swiss Arts Council!!! Deri atëherë, po bëjmë maksimumin për të mbështetur turizmin egjiptian gjatë këtyre kohëve të vështira”, ka shkruar në një postim Elina Duni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco