Basha: Mirënjohje të thellë për kontributin që Valter Gjoni i la bujarisht, kulturës sonë!

Basha: Mirënjohje të thellë për kontributin që Valter Gjoni i la bujarisht, kulturës sonë!

14:08, 14/11/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Valter Gjonit për shkak të Covid, një figure që e ka vlerësuar jashtëzakonisht për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që i la bujarisht kryeqytetit.

"Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij, - shkruan basha në Fb. 

"Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe.

Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë", përfundon kreu i opozitës. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco