Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta botuesi i njohur Naim Buci

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta botuesi i njohur Naim Buci

22:42, 28/10/2020
A+ Aa A-

Largimi i parakohshëm dhe i papritur nga jeta i Naim Bucit ishte një goditje e rëndë, jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për miqtë e kolegët e tij, për të gjithë ata që e njohën, punuan me të.

Lajmin e trishtë e ka bërë publike ‘Gazeta Dibra’, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Postimi I Gazetës Dibra:

IKJA E PAPRITUR DHE E PARAKOHSHME E BOTUESIT NAIM BUCI, NJË LAJM I TRISHTË

Sot u bë me dije, se na iku pa kthim, në mënyrë të papritur dhe të parakohshme, në moshën më të mirë dhe produktive, dhe botuesi Naim Buci i “Dita 2000”. Naimi la në pikëllim familjen e tij, vëllezërit, motrat, farefisin, miqtë dhe kolegët e shumtë, të cilëve me shumë keqardhje ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta dhe i sigurojmë se dhimbja e tyre, është dhe e jona, si miku ynë që ishte. Zoti ju dhashtë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje!

Naimi rridhte nga një fis i njohur në Arrëmollë dhe nga një familje e respektuar dhe me merita jo vetëm në Arrëmollë, por dhe në Lurë e më tej. Vetë Naimi ishte tepër i shoqërueshëm dhe i komunikueshëm,. Ai gjendej përherë në mes njerëzve dhe në shërbim të tyre, me sjellje shembullore dhe fjalë të ëmbla, i papërtuar dhe i kudogjendshëm.

Naim Buci dhe “Dita 2000” ishin prej 20 vitesh në shërbim të kualifikuar e shumë dashamirës të shkrimtarëve, poetëve dhe studiuesve më të mirë të vendit.

Ndaj, largimi i parakohshëm dhe i papritur i tij ishte një goditje e rëndë, jo vetëm për familjarët e tij, por dhe për miqtë e kolegët e tij, për të gjithë ata që e njohën, punuan me të dhe morën shërbime cilësore prej tij.

U prehtë në xhenet shoku dhe kolegu ynë i nderuar! Ju jeni larguar vetem fizikisht! I paharruar!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco