Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

‘Kryeqytetit të sotëm s’i ka mbetur asgjë’/ Fatos Kongoli promovon romanin e fundit ‘Stinë pandemie’

‘Kryeqytetit të sotëm s’i ka mbetur asgjë’/ Fatos Kongoli promovon romanin e fundit ‘Stinë pandemie’

21:40, 27/10/2020
A+ Aa A-

“Stinë pandemie” romani i fundit i Fatos Kongolit është shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë.

E shkuara e errët dhe vrapi në të tashmen përshkruhen me mjeshtëri përmes një stili të rrjedhshëm.

Një skenar i realitetit të sotëm, në të cilin autori e tërheq lexuesin ndër faqe.

Kongoli rrëfehet për Syri Tv, për dimensionet e shumëngjyrta të librit.

Romani shtrihet në kohë dhe e njeh lexuesin me shndërrimin e Tiranës. Kryeqyteti i dikurshëm fle në kujtimet e  Fatos Kongolit, që nuk gjenë asnjë grimë të përjetimeve të atëhershme.

Përshkrimet  për Astirin përkojnë edhe me ato të mëngjesit të 17 majit, ditë kur u shemb Teatri Kombëtar. Shkrimtari thotë se ajo që ndodhi me teatrin ishte një veprim kriminal se dhe me të u shkatërruan qindra kujtime.

“Stinë pandemie”, një libër i shkruar herë me humor, herë me dhimbje e herë me ironi të hollë, risjell edhe historinë  e një dashurie të pafinalizuar, që duket sikur i mban peng personazhet.  Për ata, që kërkojnë të arratisen në lexime të mira, romani është zgjedhja e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco