Përkujtohet 149 vjetori i lindjes së shkrimtarit Gjergj Fishta

Përkujtohet 149 vjetori i lindjes së shkrimtarit Gjergj Fishta

14:12, 24/10/2020
A+ Aa A-

Është përkujtuar 149 vjetori i lindjes së shkrimtarit Gjergj Fishta.

Studiuesit u shprehën se ky autor ka ngelur i palëvruar dhe se shkollat duhet të bëjnë çmos që t'i japin vëmendjen e merituar.

Me rastin e 149 vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar është përkujtuar zëri ndryshe në letërsinë shqipe, Gjergj Fishta.

Fishta është mohuar dhe groposur ashtu siç dinte të groposte një shtet diktatorial.

Askush më shumë se sa Fishta nuk e pasqyroi dhe nuk e ngriti në art kombin me të kaluarën e vet.

Në fjalën e saj përshëndetëse Alda Bardhyli, Drejtoresha e QKLL nënvizoji kontributin e Fishtës në letrat shqipe.

Studiuesit u ndalën tek mohimi që i është bërë poetit në vitet e diktaurës. Primo Shllaku i prekur thellësisht nga mosnjohja e shkrimtarit ngriti pyetjen:

Në ligjëratën e tij profesor Kristaq Jorgo u shpreh se shtëpia e Gjergj Fishtës duhej rikontruktuar vite më parë dhe se ajo strehëz u përket të gjithëve.

Gjergj Fishta me një kontribut të vyer në letërsinë shqipe edhe përtej saj, vazhdon edhe sot të ngelet i palëvruar.

 Me të drejtë studiuesit kërkojnë vëmendje nga universitetet dhe shkollat për ti dhënë rëndësinë e merituar këtij autori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco