Biznesmeni ankohet në AMA: Top Channel më ka vendosur gjobë

Biznesmeni ankohet në AMA: Top Channel më ka vendosur gjobë

19:30, 23/10/2020
A+ Aa A-

Biznesmeni Nadir Çausholli ka depozituar një ankesë te Autoriteti i Mediave Audiovizive, duke theksuar se Top Channel i ka vendosur gjobë.

Në ankimimin e siguruar nga Syri.net, biznesmeni thekson se atij i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Çausholli thotë se televizioni ka transmetuar një kronikë kundër tij me titull “Spitalin e grabiti Nadir Çausholli”.

“Kronika e transmetuar nga Top Channel është në vazhdën e lajmeve dhe akuzave të paprincipta që ky kanal i bën personit tim dhe kompanisë që unë drejtoj, CFO Pharma. E gjithë kjo fushatë shpifjesh vjen si rezultat i mospranimit nga ana jonë i pagesës së një gjobe prej 250 mijë eurosh, kjo e vendosur në takimin personal ndërmjet Nadir Çaushollit dhe Vjollca Hoxhës në zyrat e Digitalb, e cila ishte pagesa që duhej të bëhej për reklamën, proces që ne e kemi denoncuar në prokurori me fakte më datë 17 prill 2019. Kronika që po denoncojmë është një Fake News për gjoja grabitjen nga ana ime të Spitalit Gjerman,” thuhet në ankimim.

Shihni më poshtë ankimimin e plotë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco