Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

 Aristotel Onassis - Jackie Kennedy: 52 vite nga martesa e shekullit 20

Aristotel Onassis - Jackie Kennedy: 52 vite nga martesa e shekullit 20

10:52, 20/10/2020
A+ Aa A-

Ceremonia e martesës u ndoq nga disa të ftuar, por qindra paparacë dhe gazetarë kishin udhëtuar në Lefkada nga e gjithë bota.

Si sot 52 vjet më parë, më 20 tetor 1968, sytë nga e gjithë bota ishin përqendruar në Greqi dhe konkretisht në një parajsë të vogël tokësore në Jon, në ishullin e Aristotelit Onasis .

Në atë ditë të mjegullt të vjeshtës, manjati grek po martohej me zonjën e parë të SHBA, Jacqueline Bouvier Kennedy . 

Ajo 39 vjeç ai 62.

Të pranishëm në krah të Jackie ishin fëmijët e saj, Carolina dhe John-John, nëna e saj, Janet Norton Lee, babai i saj, Hugh Otsinhlos dhe motra e saj Lee Ratzville.

Kishte edhe fëmijë të Aristotelit Onasis nga martesa e tij e parë me Tina Libanou, Alexandros dhe Christina, të cilët nuk dukeshin aq të lumtur me këtë vendim të babait të tyre. 

Jackie arriti në kishën e vogël të Panagitsa, e veshur me një fustan nusërie të firmës Valentino, e zbukuruar me perla të vogla nga lart në mes, dhe një fjongo të bardhë në flokët e saj. 

Ceremonia u pasua nga një pritje martese në jahtin "Christina", e cila ishte ankoruar në vendin fqinj.

Flirti me Onasis kishte filluar në të njëjtin jaht, rreth dhjetë vjet më parë: në verën e vitit 1957, kur "Christina" po dominonte portin e Monte Carlo. 

Në librin e tij rreth Onasis, Peter Evans përmend dasmën e shekullit:

 "Më 20 tetor 1968, ra një shi i lehtë që ndalet dhe fillon përsëri në vjeshtë në Ishujt Jon.  Artemis Garoufalidis, motra e Onasis, tha se shiu në ditën e martesës ishte një ogur i mirë. Më vonë ajo vuri amuleta ( monedha që të ruajnë nga syri i keq) nën dyshek në krevatin e nusërisë. Jackie dukej serioze dhe e largët me fustanin e dantellave me mëngë të gjata të Valentinos dhe një fjongo që përputhej në flokët e saj ngjyrë kafe. Dhëndri më i shkurtër se nusja, mbante të veshur një kostum blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe. Carolina dhe John, fëmijët e Jackie, mbanin qirinj. Alexander dhe Christina ishin ulur së bashku, të mërzitur.  Atmosfera ishte e frikshme dhe ekzotike dhe të paktën gjysma e të ftuarve nuk kishin marrë pjesë në një ceremoni tjetër të ngjashme ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco