'Më 19 tetor 1967, kur dheu zuri poshtë Shkurte Vatën...' - Komunizmi përmes dokumenteve arkivore

'Më 19 tetor 1967, kur dheu zuri poshtë Shkurte Vatën...' - Komunizmi përmes dokumenteve arkivore

11:32, 19/10/2020
A+ Aa A-

Nga Jonila Godole.

Më 19 tetor 1967, gjatë punimeve për hekurudhën Rrogozhinë-Fier, një grumbull dheu u shemb dhe zuri poshtë një aksioniste 15-vjeçare, Shkurte Vata, e cila kishte ardhur nga fsha Pecaj i Dukagjinit si “vullnetare”, pra, pa pagesë. 

E reja u dërgua në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Lushnjës, ku pas dy javësh ndërroi jetë. Ky rast tragjik, i shkaktuar me gjasa nga mungesa e kushteve të sigurisë në punë, u instrumentalizua nga PPSH-ja. 

Më 10 nëntor shtypi botoi letërkëmbimin mes babait të viktimës dhe Enver Hoxhës. Në letrën e dërguar nga Pal Vata (nuk dihet saktë nëse ai është me të vërtetë autori), flitej për nderin dhe lumturinë që ndiente familja për vdekjen heroike të Shkurtes dhe se ata nuk kishin derdhur pikë loti, të bindur se Shkurtja do të vazhdonte të jetonte me hekurudhën dhe PPSH-në. 

Gjithashtu i ati zotohej të zinte vetë së bashku edhe me kushërirën e Shkurtes vendin e saj në punë. Në letrën e Enver Hoxhës lartësohej akti i Shkurtes si heroik dhe përgëzohej familja që nuk kishte derdhur lot. Pak ditë më vonë, Shkurtja u pranua pas vdekjes si anëtare e PPSH-së dhe i ati u ftua në selinë e KQ te PPSH-së. 

Shkeputur nga vellimi i trete me materiale mesimore per gjimnazet "Komunizmi permes dokumenteve arkivore: Revolucioni kulturor“ një botim i @IDMC, ne bashkepunim me mesues nga e gjithe Shqiperia. Pergatitur nga @IdritIdrizi @FatmirosheXhemalaj @jGodole

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco