FOTO/ Ndërron jetë, poeti dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Faslli Haliti

FOTO/ Ndërron jetë, poeti dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Faslli Haliti

15:53, 16/10/2020
A+ Aa A-

Poeti dhe shkrimtari i madh shqiptar Faslli Haliti ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

Një humbje e madhe kjo për botën e letrave shqip, pasi Haliti konsiderohej një ndër penat më të rëndësishme të letërsisë sonë.

Faslli Haliti ka lindur në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935.

Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973.

Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

Image

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH. Është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.

Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin ‘Naim Frashëri’ i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës.

Është Nderi i Qarkut Fier.

Ka fituar çmimin e madh ‘Poeti më i mirë i vitit’ – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor ‘Harpa’. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Muzapopullore 16/10/2020 21:14

U prehte ne paqe. Artist i vertete. Poezi e arte qe te " brengoste" ne mendime. Qelloi ne periudhen e gabuar te historise. Ne periudhen e artisteve aksidentale te mortjes se kuqe. Komunisti qe 14 vjecar MDhrami shkon ne Leningrad. Komunist shkoi kamunist u kthye. Asnje lidhje me artin. Zero talent. Por Partia I dha doren dhe e mori ne gjirin (cicën) e saj te kuqerremte. Kush e rruante sqetullen per artin ? .. Shih aksidentin tjeter qe ben autopoezi vetes si "artist" Edvin alias Mustafa ?! Nga ta kapësh talent ? Kulture? Karakter? Po partia e kaliti me mesimet e saj dhe pregatiti si kuadro te se ardhmes. Dhe ai u be pikturisti I tabeles se emulacionit kriptokomunist...nejse poeti Faslli na buzeqesh nga lart .Cma prishni diten ne parajse me emra qensh te kuq..RIP

emigrant16/10/2020 16:09

Faslli Haliti nuk ka qenë vetëm një poet shumë italentuar, por edhe një piktor indër më të talentuarit e kohës së tij. Atij nuk e pati mundësinë që të vazhdonte studimet jashtë për artet figurative siç e patën ca piktorë fare të patalentuar , prandaj ju kushtua më shumë letërsisë . Kam pasur rastin që të shoh punimet e tij në artet figurative, e më kanë tërhequr po aq sa edhe poezitë e tij

Shto koment

Denonco