Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e njohur, Shpresa Vreto

Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe skenaristja e njohur, Shpresa Vreto

17:53, 28/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare shkrimtarja për fëmijë, Shpresa Vreto.

Shpresa Vreto është autore e disa librave për fëmijë. Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar.

Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “ Fillim i vështirë”.

Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka shkruar Vreto janë: “Shokë Shkolle”, “Vit i paharruar” etj. Pas viteve 1990 ka ideuar “Sirena e vogël” dhe “Bota ime”. Gjithashtu ka drejtuar një bibliotekë për fëmijë, për 12 vjet rresht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco