Kujdes me ata që i quani budallenj - Nga Artan Fuga

Kujdes me ata që i quani budallenj - Nga Artan Fuga

10:28, 28/09/2020
A+ Aa A-

Nga Artan Fuga.

Asnjëherë mos mendoni se e ndani dot në vetvete një fjali logjike nga një fjali alogjike. Këtë mësim të madh të Witegejnsteinit te Traktati Logjiko-filozofik nuk duhet ta harrojmë kurrë.

Psh, para një viti:
- Si i ke me shëndet nga familja?
- Mirë falemnderit! Rrofsh që më pyet dhe interesohesh për ta!

Nga fjalia e parë logjike ridhte fjalia e dytë logjike.

Po sot?
- Si i ke nga familja?
- More qen, kaq egoist je sa kujton që jam me Covid?! Po thuaj njëherë mirëmëngjes!

Nga fjalia e parë rjedh një fjali e dytë logjike por që para një viti dukej alogjike! Prandaj kujdes me ata që i quani budallenj! Mund të jenë, megjithatë qendroni një çast dhe mendoni se mos budalla është jo budallai. Pas nje sekonde mund të dali se budallai është i mënçur!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco