'Engjëlli i birucave':Ju mund të më dënoni sa të doni, por unë prapë do jem i lirë

'Engjëlli i birucave':Ju mund të më dënoni sa të doni, por unë prapë do jem i lirë

09:09, 25/09/2020
A+ Aa A-

Sotpërkujtohet kleriku dhe intelektuali “Engjëlli i birucave”, At Pjetër Meshkalla, lindur më 25 shtator 1901 dhe vdekur 28 korrik 1988.

At Pjetër Meshkalla lindi në qytetin e Shkodrës më 25 shtator 1901. Mësimet e para i mori në Seminarin Papnor në Shkodër. Më pas studimet i vazhdoi në Linc të Austrisë, në Goricë të Sllovenisë dhe në qytetin e Napolit në Itali. Në vitin 1931 do të shugurohej në Shkodër si prift jezuit.

Veprimtaritë e tij janë të shumta. Në vitin 1934 themeloi në Tiranë Rrethin e Dom Boskos për edukimin e rinisë ndwrsa në vitin 1937 themeloi një tjetër qendër të rëndësishme po në Tiranë, atë të Shën Pjetrit.

Arrestimi i parë ndaj tij u krye në vitin 1946. At Pjetër Meshkalla u dënua me 15 vite burg të cilat i kaloi në burgun e Burrelit. Për shkak të predikimeve të bëra në mënyrë të palodhur në burgje, u quajt “Engjëlli i birucave”.

Në vitin 1967, më 29 mars, në sallën e Institutit Pedagogjik në Tiranë, u organizua një mbledhje për demaskimin e aktivitetit fetar të At Pjetër Meshkallës, i cili më 29 prill 1967 do të dënohej me 10 vite burg për herë të dytë. Doli në moshën 78-vjeçare dhe jetoi si misionar i vërtetë i Krishtit, deri sa vdiq me 28 korrik 1988.

I burgosur dy herë nga regjimi komunist, Atë Meshkalla mbetet simboli i inteligjencës së persekutuar katolike nga komunizmi.

Ishte kleriku i parë i cili më 1992 u nderua me titullin “Pishtar i Demokracisë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco