EMRI-FOTO/ Ndërron jetë papritur fotografi i njohur shqiptar

EMRI-FOTO/ Ndërron jetë papritur fotografi i njohur shqiptar

20:18, 24/09/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, Arben Çeli. Çeli ishte një fotograf i njohur në punimet e tij. Ai mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij që i shkruajnë se janë tejet të pikëlluar dhe të tronditur nga ky lajm.

“Mos Ben! Mos miku im... Per ku kaq larg, ne nje vjeshte me shi vella?! O Zot... Ngushellime te ngrohta nenes se Benit, zonjes se tij dhe djalit te mrekullueshem; dy motrave, fisit te madh dhe te mire Celi! Ngushellime gjithe miqve dhe shokeve te Benit, brenda dhe jasht Shqiperise...

Homazh per ty miku im i mire...,” shkruan një prej miqve të tij.

“As e kisha menduar kurre se do e dëgjoja këtë lajm. O Ben Celi që ma theve zemrën. Përtej të qoftë rruga e lehtë dhe e ndriçuar siç ishe ti me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde, o miku im! Nuk kam fjalë...,” shkruan një tjetër.

Arben Çeli ka lindur në Tiranë. Ai ka punuar dhe si fotograf i Reuters për Shqipërinë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco