'Ligji Ivanaj': kush është juristi, publicisti dhe politikani që vdiq më 23 shtator 1953

'Ligji Ivanaj': kush është juristi, publicisti dhe politikani që vdiq më 23 shtator 1953

11:38, 23/09/2020
A+ Aa A-

23 shtatori është dita kur vdiq publicisti, juristi, arsimtari dhe politikani shqiptar Mirash Ivanaj.

Mirash Ivanaj lindi më 12 mars 1891 në Podgoricë, ku kreu shkollën fillore. Arsimin e mesëm e ndoqi në Serbi dhe pas përfundimit të tij u zhvendos në Romë ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera, në dy degë universitare Filozofi-Letërsi dhe Juridik. Më 1923 kthehet në Shqipëri dhe publikon gazetën "Republika". Drejtoi për disa vite gjimnazin e Shkodrës "28 Nëntori".

U zgjodh si Ministër i Edukimit (1933-1935) falë aftësive të tij profesionale si dhe falë përkushtimit të tij për përmirësimin e institucioneve shkollore.

Në vitin 1934 paraqet ligjin për arsimin i njohur si "Ligji Ivanaj". Më pas zgjidhet si anëtar i Këshillit të Shtetit. Së bashku me patriotë të tjerë do t'i bashkangjitej veprimtarive që kundërshtonin ndikimin dhe më vonë pushtimin fashist të Shqipërisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore në Tiranë ushtroi profesionin e mësuesit.

Arrestohet nga regjimi komunist si "antijugosllav" dhe më vonë dënohet me 7 vite burg me akuzën "krime kundër shtetit".

Vdiq në datë 23 shtator 1953, pak kohë përpara lirimit.

Në vitin 1992, Presidenti i Shqipërisë e dekoroi Mirash Ivanaj me medaljen "Martir i demokracisë" me motivacionin "Intelektual erudit, drejtues dhe organizator i arsimit kombëtar, i përkushtuar ndaj çështjes si drejtues shoqëror, demokrat dhe atdhetar i shquar, armik i betuar i diktaturës komuniste deri në flijim".

Në vitin 2003 ai u dekorua me Urdhrin “Nderi i Kombit”, me motivacionin "Figurë e shquar e kombit dhe kulturës shqiptare, reformator i madh i arsimit dhe shkollës kombëtare shqiptare, luftëtar i papërulur i indipendencës, lirisë dhe progresit kombëtar e shoqëror”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco