E varrosën të gjallë në kënetën e Maliqit, at Josif Mihalin

E varrosën të gjallë në kënetën e Maliqit, at Josif Mihalin

08:47, 23/09/2020
A+ Aa A-

Përkujtohet sot lindja e klerikut katolik të ritit bizantin, martiri at Josif Mihali (23 shtator 1912 -  26 tetor 1948)

Lindi në Elbasan, më 23 shtator të vitit 1912. Studimet e para i kreu në vendlindje e më pas me ndihmën e misionarit Pjetro Skarpelit ndoqi studimet në seminarin “Benedikti XI”, në Abacinë greke në Grotaferrata të Italisë. Në vitin 1930 ndoqi studimet e filozofisë dhe të teologjisë në seminarin e Shën Athanasit në Romë, ku dhe u shugurua meshtar, më 1 dhjetor të vitit 1935.

Një vit më vonë rikthehet në Shqipëri dhe caktohet famullitar i kishës së Shën Pjetrit në Elbasan. Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, transferohet në disa qytete, derisa arrestohet më 31 tetor 1946.

Më 2 korrik 1947, pas 6 muajsh nën hetuesi, dënohet me 5 vjet privim lirie dhe punë të detyruar në Korçë, nën akuzën se ka simpatizuar pushtuesin dhe ka vazhduar politikën reaksionare të Vatikanit edhe pas çlirimit të Shqipërisë.

Deri në momentin e fundit mbrojti dinjitetin e tij fetar si dhe pafajësinë e tij.

I rraskapitur nga lodhja, meqë nuk mund të punonte më, më 26 tetor 1948 e varrosën të gjallë në kënetën e Maliqit.

U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco