'Falënderoj Hyjin që po vdes e lirë': Dosja e Sigurimit të Shtetit për Marie Tuçin

'Falënderoj Hyjin që po vdes e lirë': Dosja e Sigurimit të Shtetit për Marie Tuçin

11:50, 22/09/2020
A+ Aa A-

"Falënderoj Hyjin që po vdes e lirë!" Këto janë fjalët e saj dhe kjo është Dosja nr. 6646 e Sigurimit të Shtetit për 22-vjeçaren MarieTuçi, aspirante murgeshë, martire e Kishës Katolike.

Maria lindi në Ndërfushaz të Mirditës më 12 mars 1928, aspirante e Motrave të Varfra të Varreve të Shenjta të Shën Françeskut, të njohura si Motrat Stigmatine.

Mësuese në Gojan dhe Fan të Mirditës. U arrestua në Ndërfushaz, bashkë me familjarë të tjerë më 10 gusht 1949, ngaqë mori pjesë në grupin klandestin të rezistencës, me shumë të rinj të shkollave katolike e me disa seminaristë.

U burgos në Shkodër, ku u dënua me tre vjet burg me kusht. Vdiq prej torturave makabre në spitalin e Shkodrës, më 24 tetor 1950.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco