FOTO/ Zbulohet një pitos në Maliq i shek. V p.k

FOTO/ Zbulohet një pitos në Maliq i shek. V p.k

13:27, 17/09/2020
A+ Aa A-

Një tjetër zbulim arkeologjik me rëndësi ka dalë në dritë, në zonën e Maliqit. Pranë fshatit Podgorie, tek vendi i quajtur Kopaëe, midis Burrës dhe Kishnikut, në bashkinë e Maliqit, në një pronë private, gjatë punimeve, ka dalë në dritë një objekt arkeologjik, i cili, sipas arkeologëve rezulton të jetë një pitos.

Sipas specialistëve, pitosi është prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm dhe me një fund 16 cm. Objekti paraqitet i stërgjatur dhe ka një shirit në pjesën më të fryrë të trupit, një dekor plastik me gjerësi 5.5 cm dhe trashësi 2 cm.

Mendohet që objekti t’i përkasë periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V p.k. Të dhënat çojnë drejt mundësisë së ekzistencës së një tjetër objekti të ngjashëm, në terren.

Punimet në terren pritet të nxjerrin në dritë të tjera të dhëna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco