Kanë kaluar 50 vite që nga vdekja e tij por Jimi Hendrix është miti që sfidon të ardhmen

Kanë kaluar 50 vite që nga vdekja e tij por Jimi Hendrix është miti që sfidon të ardhmen

14:47, 15/09/2020
A+ Aa A-

Në 12: 45 të pasdites së 18 shtatorit 1970 Dr. John Bannister, mjek në spitalin St Mary Abbot në Londër dha lajmin që shokoi mbarë botën, ai deklaroi vdekjen e Jimi Hendrix.

Dhjetë ditë më vonë pasi u krye autopsia u përcaktua dhe shkaku i vdekjes ishte asfiksia: Hendrix ishte mbytur në gjumë nga të vjellat e tij të shkaktuar nga një mbidozë ilaçesh qetësuese.

Sidoqoftë duke pasur parasysh mungesën e provave të qarta verdikti mbi vdekjen e njërit prej gjenive të muzikës së shekullit të 20-të mbeti i hapur.

James Marshall Hendrix përgjithmonë Jimi në vitin kur ai ndërroi jetë do të mbushte 28 vjeç.

Ashtu si jeta e tij dhe vdekja e tij e parakohshme është e mbështjellë me mit.

Teza e konspiracionit për vdekjen e këngëtarit është : James “Tappy” wright, menaxher i Mike Jeffrey, shkruan në librin e tij në 2009 se Jeffrey ka paguar 2 milion $ për sigurimin shëndetsor të kitaristit dhe si përfundimisht, e vrau atë dukë paguar një bandë që e detyroi të gëlltiste drogëra të ndryshme që e cuan në vdekje.

Atë natë të mallkuar ai do të ndihmohej të vdiste me bashkëpunimin, vullnetar ose jo, të Monika Danneman, gruas me të cilën kaloi natën e tij të fundit.

Ajo që është e sigurt është se Jimi Hendrix është një nga viktimat e një biznesi të paskrupullt, i cili, falë kontratave e shfrytëzoi atë pa mëshirë, duke e detyruar në një rutinë të lodhshme koncertesh.

Kanë kaluar gjysmë shekulli nga vdekja e tij dhe muzika e Jimi Hendrix ka mbetur aktuale: edhe sot pak njerëz dyshojnë se ai ishte kitaristi më i madh në historinë e rokut.

Karriera e tij zgjati vetëm katër vjet por që është një dritë verbuese për të gjithë yjet.

Tre albumet e para janë kryevepra: së bashku me Experience, Mitch Mitchell në bateri dhe Noel Redding në bas, ai regjistroi në 1967, në më pak se një vit, " , "Are You Experienced",", një nga debutimet më të mëdha ndonjëherë dhe " "Axis: Bold As Love"”.

Pastaj në 1968 regjistroi albumin e tij të fundit në studio, dyshen "Electric Ladyland".

Në 1967 Amerika ende nuk e njihte atë: Paul Mccartney e rekomandoi atë për organizatorët e festivalit Monterey.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco