'Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni': Letra e rrallë e Nënë Terezës në shqip

'Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni': Letra e rrallë e Nënë Terezës në shqip

08:37, 10/09/2020
A+ Aa A-

Tre dorëshkrime të Nënë Terezës, përfshi një letër e cila vjen për herë të parë në origjinal për sytë e publikut, u ekspozuan në vigjilje të ditës së shenjtërimit të saj nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Letra që ekspozohet për herë të parë në origjinal daton më tetor 1989 dhe përmban pasazhe shqip. Ajo ka qenë në fondin e papërpunuar të Ramiz Alisë dhe u evidencua gjatë procesit të përpunimit vetëm pak ditë më herët.

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni” shkruante Nënë Tereza në letrat e saj, dorëshkrime të cilat ruhen me shumë kujdes në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido tha se fjalët e saj në gjuhën amtare përmbajnë simbolikën e mbrujtjes së traditës së kombit nga vjen, që i mundësoi të bëhej përtej kombeve shenjtorja e të varfërit dhe të vobektit, e humanizmit dhe e dhembshurisë, e mbi të gjitha shënjtorja e dashurisë së njeriut ndaj njeriut.

“Në këtë vigjilje të ditës së shenjtërimit të saj prej një feje, por njëherazi festë zyrtare në Shqipëri përtej çdo feje, nuk menduam mënyrë më të mirë, bashkë me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, që shenjtërinë e shqiptarinë e Nënë Terezës ta përcillnim veçse përmes fjalëve të saj; në tre letra dorëshkrim të cilat ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe një fotografi të rrallë gjatë vizitës së saj në Shqipëri”, tha Dr. Bido.

Më pas fjalën e mori Imzot George Frendo, Kryetari i Konferencës Ipeshvore të Shqipërisë i cili tha se Nënë Tereza edhe pse një murgeshë katolike ajo është ikonë për të gjithë shqiptarët, për të gjithë shoqërinë, ndërsa tha se Nënë Tereza është personazhi më popullor i shekullit të XX.

“Çdo njeri ka nevojë për respekt, për dashuri pavarësisht nga situata e tij. Çdo njeri ka një dinjitet të pazëvendësueshëm. Ky është besoj unë kontributi i madh i saj dhe prandaj ka merituar çmimin Nobel për Paqen” u shpreh Imzot George Frendo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco