64 vite më parë, me 2 Shtator 1956, lindi, regjisori, aktori, muzikanti, "Mjeshtri i Madh", Fatbardh Smaja.
Bardhi pas mbarimit të Universitetit të Arteve në vitin 1980, punon si aktor dhe regjisor në teatrin " Migjeni" deri në vitin 1999. Në vitin 1999 - 2002 si drejtor i Radio Shkodrës. Në vitin 2002 rikthehet në teatrin "Migjeni" si regjisor dhe aktor deri në fundin e jetëssë tij, me 7.11.2015. Në këtë vit është dhe drejtues i teatrit.
Bardhi ka vënë në skenë 32 drama e komedi, ka marrë pjesë në 24 festivale teatrore, kombëtare, mbarkombëtare dhe ndërkombëtare. Në këto festivale është nderuar tre herë si regjisori më i mirë, dy herë si shfaqja më e mirë dhe një herë si regjisori i vitit.
Bardhi si aktor, në skenë ka interpretuar më shumë se 50 role. Në konematografi ka interpretuar 12 role në filma me metrazh të gjatë e të shkurtër.
Bardhi si instrumentis ( klarinetë) është pjesmarrës në shumë koncerte në Shkodër, Shqipëri, rajon, e në shumë shtete Europiane dhe SH.B.A.
Bardhi në karierën e tij artistike ka formuluar muzikën e dhjetra shfaqjeve dhe skenografi.
U nda nga jeta pak ditë pas premierës së drames " Kandili i Argjandit" të Martin Camajt.
Në kuadër të 70 vjetorit të teatrit, Presindenti i Republikës i jep titullin " Mjeshtër i Madh". Nderim dhe respekt për artistin e mikun tonë të paharruar, Fatbardh Smaja! Nga Teatri Migjeni.
© SYRI.net