Më 1 shtator 1916 filloi nga puna Komisia Letrare e Shkodrës

Më 1 shtator 1916 filloi nga puna Komisia Letrare e Shkodrës

09:18, 01/09/2020
A+ Aa A-

Komisia Letrare e Shkodrës e vazhdoi veprimtarinë e vet deri në vitin 1918. Qëllimi i parë i saj qe lëvrimi i gjuhës shqipe dhe zhvillimi i letërsisë artistike. Në vitin e parë, kjo komisi nxori një të përkohshme shqip “Lajmet e Komisisë Letrare Shqipe”, e cila përkujdesej për të gjitha çështjet që i përkitnin lëvrimit të gjuhës shqipe e përparimit dhe lulëzimit të saj.

Në Komisinë Letrare të Shkodrës bënin pjesë: Gjergj Pekmezi, kryetar i Komisisë, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Sotir Peci. Hilë Mosi, Aleksandër Xhuvani, Gjergj Fishta etj. Komisia Letrare e Shkodrës ishte përmbushja e dëshirës së shprehur nga Kongresi i Manastirit që pas dy vjetësh të bëhej edhe një kongres tjetër “për orthografi e literaturë të gjuhës shqipe”. Vendimet e Komisisë bënë jehonë në shtypin e kohës, si në atë të vendit ashtu dhe në atë që dilte ndër kolonitë shqiptare jashtë vendit.

Vendimet e Komisisë Letrare të Shkodrës patën një jetëgjatësi gati 50-vjeçare dhe ato, me përjashtime të rralla, gjetën zbatim në organet zyrtare, në tekstet shkollore, në shtypin e kohës etj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco