Tenori shqiptar prezent në 100-vjetorin e Festivalit të Salzburgut në Austri

Tenori shqiptar prezent në 100-vjetorin e Festivalit të Salzburgut në Austri

14:46, 16/08/2020
A+ Aa A-

Tenori i mirënjohur shqiptar Saimir Pirgu, dje ishte prezent në 100-vjetorin e Festivalit të Salzburgut në Austri, shkruan albinfo.ch.

Tenori shqiptar interpretoi në skenë bashkë me filarmoninë e Vjenës.

Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka bërë emër me interpretimet e tij në operat kryesore të botës. Ai thotë se për të është e rëndësishme të ruajë nivelin artistik, si dhe ta pasurojë repertorin e krijuar në vite.

Saimir Pirgu ka një dekadë e gjysëm që e ka nisur rrugëtimin e tij në artin operistik. Falë aftësive të veçanta vokale, sot ai ka një repertor mjaft të larmishëm: ka interpretuar në rolet kryesore të shumë operave dhe se ai dëshiron ta pasurojë më tej repertorin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco