Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Plot 40 vjet nga vdekja e akademikut Eqerem Çabej

Plot 40 vjet nga vdekja e akademikut Eqerem Çabej

09:39, 13/08/2020
A+ Aa A-

Sot përkujtohet 40-vjetori i ndarjes nga jeta të gjuhëtarit, profesorit, akademikut dhe Mësuesit të Popullit Eqerem Çabej

Eqerem Çabej është një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare. Ai lindi më 7 Gusht 1908 në Gjirokastër, ku mori dhe mësimet e para. Pasi kreu gjimnazin në Klagenfurt të Austrisë, ndoqi studimet e larta për gjuhësi krahasuese indoevropiane dhe albanalogji në Universitetin e Gracit e më pas në Universitetin e Vjenës. Në vitin 1933, Eqrem Çabej diplomohet “Doktor në filozofi”.

Pasi kthehet në Shqipëri punon si mësues në disa shkolla të mesme e më pas në Institutin e Shkencave, ku ishte ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë Pedegogjik Dyvjecar, gjithashtu si dhe pedagog në Universitetin e Tiranës e në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë.

Veprimtaria shkencore e Eqrem Çabej u shtjellua kryesisht në gjuhësi, por u shtri dhe në folklor, etnografi, histori të letërsisë. Një rëndësi tepër të madhe ka puna e studimet e tij në problemet dhe prejardhjen e gjuhës shqipe, marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane dhe me gjuhët ballkanike. Disa nga veprat e tij janë “Hyrje në Indoevropianistikë”, “Studime etimologjike në fushën e shqipes”, “Hyrja në historinë e gjuhës shqipe”, “Fonetika historike e shqipes”, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, “Meshari” i Gjon Buzukut, etj.

Në studimet e tij Eqerem Çabej argumentoi prejardhjen ilire të gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj. Eqrem Çabej është dekoruar me urdhrin “Nderi i Kombit”. Vdiq në Romë më 1980.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

astrit14/08/2020 12:42

Respekte per kete shkencar te madh.

Gjon - USA 14/08/2020 02:19

Pothuajse e gjithe vepra e tij eshte anti-kombëtare. Pothuajse gjithe fjalet te gjuhes shqipe, i etimologon si serbe, greke, turke e latine. Eshte paguar me parate e taksapagueseve shqiptare, dhe eshte bukeshkeles, sepse na e ka bere kombin shiptare si te huazuar nga serbet, greket dhe turqit. Fatkeqesisht eshte nje pjese e mire e klases politike shqiptare me te njejtin funksion.

Shto koment

Denonco