Fjalët e fundit të Fran Mirakës, klerikut 30-vjeçar para pushkatimit nga Sigurimi i Shtetit

Fjalët e fundit të Fran Mirakës, klerikut 30-vjeçar para pushkatimit nga Sigurimi i Shtetit

08:09, 13/08/2020
A+ Aa A-

Përkujtohet sot Fran Miraka, i cili lindi më 13 gusht 1916 dhe ndërroi jetë më 4 mars 1946.

Fran Miraka lindi në fshatin Iballë të Pukës. Ndoqi shkollen e jezuitëve në Shkodër dhe punoi si bari e tregtar. Jeta e tij si dhe e shumë të tjerve përmbante një fatalitet. Një i afërm jashtë shtetit do e kthente Franin në një vatër rreziku për Sigurimin e Shtetit, që do ta përndiqte atë dhe për shkak të besimit të tij katolik.

Gjatë formimit të tij ai mësoi si të mos ishte konformist, të mbrojë dinjitetin dhe besimin e tij. Rezistenca kundër drejtuesve komunistë do te ishte për të një rrugë pa kthim.

"Një herë kam lindur, një herë do vdes"- pohoi ai me bindje dhe besim të palëkundur ditën e pushkatimit, mëngjesin e tmerrshëm të 4 marsit 1946.

Së bashku me klerikë e laikë të tjerë u pushkatua dhe u gropos në një varr masiv në moshën 30-vjeçare.

Më 5 nëntor 2016 u shpall i Lum bashkë me 37 martirë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco