'Më pickoi një mushkonjë' - Nga imzot George Frendo

'Më pickoi një mushkonjë' - Nga imzot George Frendo

14:19, 12/08/2020

Një ditë, dikush më tha se mushkonjat më duan shumë. Ky nuk është një lajm i mirë, por është diçka e vërtetë.. më afrohen, më prekin, me pickojnë, madje më pinë gjakun! Por sigurisht këtë dashuri nuk ua kthej!

Nga libri: ''Bisedoj me miqtë e mi'' Imzot George Frendo

Para disa ditesh isha duke fjetur. Pasi gjumi im eshte i lehte u zgjova menjehere sapo ndjeva pickimin e nje mushkonje. U dëgjua zukatja afer veshit tim dhe e ndeza driten. Më në fund e pashë atë mushkonjë te mallkuar gë fluturonte përreth fytyrës sime.

"Imzot! - thashë me vete - kjo mushkonje e mallkuar, me sa duket, nuk u kënaqka me një pickuar. Synon te me pickoje përsëri. Ajo kërkon të më thithë serish gjakun?. Dhe aq i pacipë po më dukej fluturimi i saj, saqë mendoja se behej ngacmues deri në ekstrem e më lëndonte me ato pëshpëritjet e vazhdueshme rreth e përqark kokës sime. Mbase vertitej plot gézim se ia kishte dalë mbanë: "të pinte gjak nga gjaku im. Vallë doli fituese mbi mua! Përfitoi nga unë, sepse më gjeti të dobët pasi isha ne gjumë!

Së fundi, ajo u ndal mbi mur ngadhënjimtare. Me dorën time, gjysmë i përgjumur, me gjithë fuqinë, e godita dhe e lashë të ngordhur atje ku po pushonte. Muri u bë pis, por edhe dora ime u ndot nga një njolle e kuqe gjaku. Megjithëse i kënaqur se e kisha vrarë mushkonjën e zhurmshme, e cila më prishi gjumin dhe më thithi gjakun, mbeta i hidhëruar për atë njollë mbi murin e bardhë të dhomës sime.

Në lëmshin e mendimeve që më vinin në kokë perfundova: "Vallë për çfarë Zoti i krijoi mushkonjat?"

Menjëherë automatikisht më erdhi edhe pergjigja: "I krijoi, që të na kujtojë, se të giithë ne u ngjajmë këtyre mushkonjave, pikërisht atëherë kur e lëmë veten të tërhiqemi nga veset e k?qja, te cilat na pengojnë të jetojmë me dinjitet njerëzor, sipas planit të Zotit që na krijoi në përngjasimin e tij...".

Në rrjedhën e mendimit më vijnë të përmend disa shembuj: zilia e atyre, të cilët mërziten kur shohin në qetësi dikë, që është më i mirë në një gjë apo në një tjetër (ashtu, sikurse mushkonja e cila nuk duron të të shikojë ty të qetë duke fjetur); përtacia e atyre, që nuk duan të punojnë, por kënaqen duke thithur e përpirë nga të tjeret (Sikurse mushkonja, e cila ta thith gjakun që të jetojë vetë); mizoria e atyre që përfitojnë nga te dobetit, të cil?t nuk mbrojnë veten e as ti kërkojnë të drejtat vetjake (sikurse mushkonja e cila përfiton nga një njeri në gjume); dhuna e atyre, të cilêt ndiejnë kënaqësi, duke poshteruar dhe salvuar të tjerët që nuk bëhen pjesë me ta (ashtu, sikurse mushkonja që fluturon përreth kokës sate, e kënaqur sepse ia doli mbane te pickojë); pacipësia e atyre, të cilët mëkatojne dhe as e ndiejnë brejtjen e ndërgjegjes për të mos rënë përsëri në mekat (sikurse mushkonia, të pickon dhe është e predispozuar të shfrytezoje rastin për të pickuar përsëri); ndërgjegjja e njollosur e atyre, që helmojnë shumë njerëz të pafajshëm me sjelljen e tyre skandaloze (sikurse mushkonja që të helmon me pickimin e saj).

Kështu, ajo mushkonjë ndonëse e ngordhur dhe e pa mundësi për të më pickuar sërish, më ka lënë një njollë mbi mur. Mëkati, edhe pse kalon e ndoshta nuk e përsërisim, madje edhe falet (nëse jemi të penduar dhe e rrëfejmë), padyshim që lë njollën e vet në shoqëri.. pasojat e tij mbeten. E pastaj, ne fund të fundit njerëzit-mushkonja janë më të rrezikshem se mushkonjat-insekte.

Te lutem o Zoti im, më çliro nga mushkonjat... por mos lejo kurrë që unë të bëhem si ato, "mushkonjë''

Shkeputur nga libri: ''Bisedoj me miqtë e mi'' Imzot George Frendo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco