Dua Lipa drejton një nga emisionet më të shikuara në Amerikë

Dua Lipa drejton një nga emisionet më të shikuara në Amerikë

08:15, 12/08/2020
A+ Aa A-

Para pak orësh artistja shqiptare me famë globale, Dua Lipa, ka ndryshuar profesionin. Lipa ka prezantuar një nga programet më të shikuara në Amerikë, por jo vetëm, “Jimmy Kimmel Live”.

Dua Lipa është një ndër artistet më të suksesshme të momentit me famë botërore. Prej pak kohësh, artistja shqiptare është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara për të qenë pranë të dashurit të saj, Anwar Hadid, shkruan albinfo.ch.

Mediat e huaja raportuan ditën e sotme se ylli i hitit “Un Dia” ka marrë një shtëpi pranë Hadid në Beverlly Hills. Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në një programet më të shikuara në Amerikë, “Jimmy Kimmel Live”.

Këngëtarja e ka nisur mbrëmjen me një monolog, por teksa po fliste për disa video dhe disa intervista që mbajti, ajo që ra në sy ishte talenti i saj në prezantim. Kujtojmë që Dua pritet të sjellë këtë muaj disa projekte të reja muzikore.

Ajo është bërë bashkë me disa emra të mëdhenj të skenës muzikore botërore, për të sjellë disa këngë remix që janë pjesë e albumit të saj më të fundit “Future Nostalgia”. Përpos Madonnës, ylli shqiptar ka bashkëpunuar edhe me Gween Stefani dhe Mark Ronson, ndërsa është përfolur për një duet të mundshëm dhe me Miley Curus.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco