Remka Huruglica, karriera e një gruaje jashtë vendlindjes

Remka Huruglica, karriera e një gruaje jashtë vendlindjes

21:10, 09/08/2020
A+ Aa A-

Nga Toronto, Kanada Blerina Ruka

Remka Huruglica është një emër me një kontribut të çmuar në komunitetin shqiptar në Kanada. Emigruar prej 30 vitesh dhe vendosur në Toronto, Huruglica ka qenë jo pak aktive për të kthyer sytë nga ajo.

E ardhur nga Kosova, ajo është mjaft koshieshente për të lartësuar emrin e origjinës, për t’iu bashkuar fuqisë së gruas apo për të qenë një zë përfaqësues.

Duke iu përqafuar që herët zhvillimit të komunitetit shqiptar të vendosur në Toronto, Remka e ka njohur mirë rrugën e duhur që do ta bënte shoqërinë shqiptare të ishte një pjesë e konsiderueshme e kulturës kanadeze.

Ajo është përballur prej kohësh me një mentalitet, kulturë dhe stil jete krejt tjetër nga ç’kish sjellë me vetë, ndaj e përqafoi atë menjëherë për t’i marrë asaj më të mirën. Dhe kështu ndodhi.

Prej 9 vitesh, Qeveria e Kanadasë, financon një projekt radiofonik me inciativë të përfaqësisë së 25 kombeve. Shqip foli vetëm Remka Huruglica. ‘E diela shqiptare’ tashmë ka një format interesant për të njohur çdo fundjavë një histori suksesi shqiptar.

Një sipërmarrje jo fort e lehtë, ka tërhequr vëmendjen e shtetit kanadez për t’i dhënë mundësinë çdo shqiptari për të rrëfyer historinë e tij, rrugën e suksesit, sfidat dhe vështirësitë, të shkuarën apo të ardhmen.

Prej vitit 2012, gjallon një program prej 30 minutash në gjuhën shqipe në valët e radios Chin Radio Canada. Programi ‘E diela shqiptare’ është i vetmi program radiofonik në gjuhën shqipe, në valët 15.40 AM dhe 91.9 FM si dhe në internet. Është kjo një hapësirë e konsiderueshme për të promovuar mjaft emra të jetës së suksesit, politikanë, shkrimtarë apo artistë. Në jo pak raste fokusi kryesor ka qenë gruaja, duke numëruar këtu edhe mjaft emra të ftuarish. Promovohen aktivitete sidhe biznese shqiptare në gjithë teritorrin e Kanadasë.

Image

Huruglica e ka konsideruar këtë si një format intelektual për të plotësuar një pjesë të jetës që na mungon.

‘Chin Radio Canada’ është një media gjigande e komunikimit në Kanada. Në jo pak raste e ka nominuar Huruglicën si një nga producentet më të mira. Karakteristikat e saj si përpikmëria dhe profesionalizmi, janë mjaft të qarta për të mos u vënë re, ndaj dhe jo pak herë ajo është vlerësuar me çmim. Chin Radio Canada ka përzgjedhur një moderatore mjaft efikase për t’i dhënë mundësinë komuniteti shqiptar për t’u integruar në jetën e Kanadasë. Nëpërmjet këtij formati, transmetohet mesazhi i paqtë i harmonisë mes të gjitha komuniteteve në Kanada dhe kudo.

Duke e parë të nevojshme, katër vite më parë ajo i dha jetë një bashkësie për gruan për ta përcjellë më tej fuqinë e gjinisë femërore.  Emri i saj nuk është më një surprizë kur vjen puna për angazhime vullnetare lidhur me komunitetin shqiptar të vendosur në Provicën e Ontarios, kështuqë as përzgjedhja e emrit të saj në krye të kësaj shoqatë s’mund të ishte një ide e largët. Themeluese e po kësaj shoqate, prej marsit të këtij viti, ajo është në rolin e drejtueses për t’u dhënë një drejtim të ri ideve dhe planeve në këtë shoqatë. Të gjithë përgjegjësinë e kësaj sipërmarrjeje ajo do ta ndajë me një staf gjithashtu të përzgjedhur.

Jo pak projekte janë zhvilluar falë përkushtimit të saj. Themelimi i shoqatës së gruas shqiptare në Toronto ‘Alb-Kos Women's Club’ drejtohet po nga zonja Huruglica, e cila shumë shpejt shërbeu për t’i hapur akoma më tej dyert gruas shqiptare.

Në gjithë kronologjinë e sukseseve të Remkës, nuk kish si të mos përmendej edhe angazhimi i saj në instancat politike duke u bërë pjesë e Partisë Liberale Kanadeze prej gati një dekade.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco