Renis Gjoka kundër mbylljes së muzikës: Nuk ka artist të thotë 'shumë mirë që s'këndojmë'!

Renis Gjoka kundër mbylljes së muzikës: Nuk ka artist të thotë 'shumë mirë që s'këndojmë'!

12:44, 25/07/2020
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Renis Gjoka e ka quajtur absurd aktin normativ qe ndalon muziken pas ores 20:00.   Duke komentoi aktin normativ të qeverisë për mbylljen e lokaleve të natës me muzikë live, pas orës 20:00, ne nje interviste per “News 24”, tha se po gjejnë mundësitë për të kënduar e për të mos mbyllur aktivitetin e tyre, një ndër zgjidhjet është edhe të kenduarit ‘live’ në drekë.

Nëse nuk do të punonit, sa është humbja?

Unë jam koshient, nuk jemi injorantë, e dimë mirë, jetojmë me situatën. Po nuk është ky rasti, sepse kur u bë mbyllja e madhe nuk doli ndonjë artist kundër. Tani shtohen rastet, hapet transporti publik. Sa I përket të ardhurave, janë të pallogaritshme, kemi 4 muaj pushim. Pastaj nuk është vetëm halli i verës, ne nuk na lejohet të këndojmë në ambjente të hapura. Teorikisht jemi të mbyllur deri në majin tjetër.

Sa  ju penalizon në shifra kjo mbyllje?

Varet nga çmimet e artistëve, me miliona lekë patjetër. Po nuk është ky problemi. Le të rrimë edhe pa mundësi financiare, do e përballojnë, por nuk ka sens, nuk funksionon kështu. Ç'kuptim ka mbyllja në orën 20:00?! Nuk mendojmë t’i bëjmë bisht ligjit. Por po gjejmë hapësirë të punojmë dhe të respektojmë ligjin. Shumë lokale po përshtaten për të vijuar në drekë.

Mund të sjellë kjo moslejim edhe në drekë?

Nëse e ka me artistët,  nëse është luftë qeveri-artist, është tjetër gjë. Flasim për dëshirën për të izoluar virusin, në të kundërt duhet të flas si artist që i pengohet e drejta e profesionit.

A jeni në një mendje për aktin normativ?

Nuk ka artist që nuk është dakord me këtë, nuk kam hasur. Nuk besoj të dalë ndonjë artist e të thotë shumë mirë mos këndojmë ne. Nuk besoj ka person që e mbështet këtë akt.

Sot ruani distancën?

Ne do luajmë duke respektuar masat. Nuk jemi idiotë të kemi infektime e të bëhemi ne shkak. Nga 1 qershori deri në ditën e aktit normativ kemi qenë brenda masave. Një dele e zezë brenda tufës nuk mund të penalizojë të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco