Krijimi i mitit të 5 heronjve të Vigut dhe filmat 'Çeta' e 'Besa e kuqe'

Krijimi i mitit të 5 heronjve të Vigut dhe filmat 'Çeta' e 'Besa e kuqe'

11:57, 22/07/2020
A+ Aa A-

Nga Jonila Godole.

Filmi artistik ka qene konceptuar qysh ne fillim si mjet propagande, per shkak se arrinte me shume njerez. Per ngjarje te caktuara madje beheshin 2 a me shume filma deri sa populli te fiksonte historine siç donte Partia.

Nje shembull eshte krijimi i mitit te "5 heronjve te Vigut“ permes te cilit diskreditohej Mirdita dhe Veriu ne pergjithesi si bashkepunetore me pushtuesin, dhe nga ana tjeter synohej te mbahej nen kontroll e gjitha zona.

Kaq e rendesishme ishte kjo ngjarje, sa gjate xhirimeve per filmin e pare „Çeta“ u pa e nevojshme te shkruhej nje artikull i gjate ne revisten propagandistike „Neues Albanien“ (nr.5 viti 1979) qe botohej ne gjermanisht. Lexuesit gjerman i prezantohet akti heroik veteflijues i 5 komunisteve: „Tigri“, „Teli“, „Minuku“, „Besniku“ dhe „Hydaj“, te cilet qene derguar nga batalioni „Perlat Rexhepi“ ne Mirdite per te formuar keshillat nacional-çlirimtare.

Ne filmin e pare „Çeta“ (1979) me regjisor Mark Topallaj thuhet se 5 heronjte luftojne kunder 200 „armiqve“ (ca thone 60, shifra te sakta nuk ka). Sipas filmit, fryma komuniste duhej futur ne zone, madje banoret e zones mezi po e prisnin komunizmin, por fajin e kishin „armiqte“ Gjon Markagjoni, Mustafa Kruaja, Kolë Bibë Miraka etj.

Nje variant tjeter i rrefimit te kesaj ngjarjeje na meson se zona ishte antikomuniste dhe nuk i mirepriti ithtaret e komunizmit, u dha atyre shansin te largoheshin, kur ata nuk pranuan, problemi u zgjidh me lufte, derisa te peste u vrane ne kunderluftime ne fshatin e fundit te Mirdites, ne Vig.

Krahina ate kohe nuk kishte kembe pushtuesi, dhe ka historiane qe nuk shohin heroizem ne vdekjen e tyre por lufte civile, e cila do shkaktonte qindra viktima ne Veri. Ka madje nga ata qe besojne se edhe po te mos ishin vrare ne Vig, 5 komunistet e rinj do ishin vrare nga koleget e tyre partizane per deshtim te misionit, dhe pastaj do glorifikoheshin si heronj, siç eshte bere rendom edhe ne raste tjera. Batalioni "Perlat Rexhepi“ kishte vrare (djegur) nje muaj me pare ne korrik 1944 Ate Lek Lulin ne Tropoje me akuzen si si nderlidhes i gjermaneve me britaniket qe nuk u vertetua ndonjehere ?!

Sidoqofte, kjo ngjarje dhe "kapja“ e Veriut ishte kaq e rendesishme per regjimin komunist, sa 3 vjet pas filmit te pare, realizohet filmi i dyte "Besa e kuqe“ (1982) me regjisor Piro Milkanin.

Nuk besoj se ka shume njerez qe e njohin historine reale te 5 heronjve te Vigut, por variantin e treguar nga PPSH me ndihmen e Kinostudios e kane fiksuar me qindra mijera shqiptare permes ketyre dy filmave. Prandaj nese flasim per prodhimtarine e Kinostudios, duhet ta vendosim ate ne nje sfond katerciperisht ideologjik, ku cilesite artistike kalojne ne plan te dyte, ne mos te trete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco