Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

'A doni më për Belulin?' Ndërron jetë humoristi Fuat Boçi, themelues i Estradës së Fierit

'A doni më për Belulin?' Ndërron jetë humoristi Fuat Boçi, themelues i Estradës së Fierit

07:28, 21/07/2020
A+ Aa A-

Ndërroi jetë humoristi i njohur i estradës së Fierit, Fuat Boçi. Aktori Fuat Boçi para pak muajsh, më 4 mars 2020,  festoi 89 vjetorin e lindjes së tij! 

Varrimi i tij do të bëhet sot, të martën, datë 21 korrik 2020, ora 12:00. Aktori jetonte në lagjen 28 nëntori të qytetit të Fierit i rrethuar nga dashuria e dy vajzave të tij, Teuta dhe Diana dhe nga dashamirësia, respekti dhe dashuria e mijëra shqiptarëve që e kanë ndjekur dhe shoqëruar me të qeshura, interpretimin e tij britalant.  Bashkëshortja ishte ndarë nga jeta vite më parë.

Fuat Boçi lindi në Voshtinë (Pogoniani) të Greqisë më 4 mars. 1931. Me 1938, familja e tij u shpërngul në Fier, Shqipëri. Mbeti jetim që në moshën 15 vjeçare.

Punoi fillimisht si portier dhe më pas kinomekanik në kinemanë e qytetit. Spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë (1951-1953). Pasi kreu shërbimin ushtarak punoi si drejtues i qendrës së zërit ( e quajtur ndryshe Radio-Lokale). Këtu iu dhanë edhe shanset për t’u aktivizuar në shfaqje të ndryshme teatrore.

Është aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957.

Në vitin 1965, vijoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkëputje nga puna.

Boci dhe pse në moshë të thyer nuk i humbi humori dhe kontakti me njerëzit. Që prej më shumë se dy dekadash, kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë, gjithkush e di Fuat Boçin që me humor u thotë ne kafene miqëve të afërt se ”unë jam dhe burrë, dhe grua”.

Fuat Boçi mbetet një nga emblemat e qytetit të Fierit, dhe jo vetëm në fushën e skenës artit dhe kulturës!

Ai ka mbetur tashmë  në historinë e humorit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana21/07/2020 10:43

Ishte nje humorist i shquar dhe shume i veçante ne individualitetin e tij . Roli i Belulit , mbetet nje prej Perlave te humorit shqiptar ne historine e tij dhjetravjeçare . Ngushellime familjes dhe te aferme te tij .

Shto koment

Denonco